Transport falas në Kosovë · Paguani në dorëzim

Pyetje të shpeshta

A rrjedhin?

Jo, nëse zgjidhni modelin e duhur dhe i ndërroni çdo 6–12 orë. Për ditët më të rënda zgjidhni modelin Fluks i madh.

Sa brekë më duhen?

Rreth 3 për një cikël: një e mbani, një lahet, një thahet.

A ka erë?

Jo. Shtresat thithëse dhe pëlhura që merr frymë e mbajnë aromën nën kontroll. Me larje të rregullt sipas udhëzimeve, brekët mbeten të freskëta.

A janë më të shëndetshme se pecetat dhe tamponët?

Brekët Luna nuk kanë plastikë, parfume apo zbardhues, dhe asgjë nuk futet brenda trupit. Kjo i bën një zgjedhje më të butë për lëkurën dhe trupin tuaj.

A mund t'i mbaj gjatë natës?

Po, zgjidhni modelin Fluks i madh për natën.

A mund t'i mbaj gjatë sportit?

Po, janë të rehatshme dhe lëvizin me trupin tuaj. Për ditët më të rënda zgjidhni modelin Fluks i madh.

A janë të përshtatshme për vajzat e reja?

Po, janë shumë praktike për vajzat që sapo kanë filluar ciklin, sepse nuk futet asgjë në trup.

Si ta zgjedh madhësinë?

Merrni madhësinë që mbani zakonisht.

Si paguaj?

Me para në dorë, kur korrieri ju sjell porosinë.

Sa kushton transporti?

Falas në Kosovë. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: 3,50 € për porosi.

Sa shpejt arrin porosia?

Në Kosovë, brenda 2 ditëve maksimumi.

Po nëse produkti ka defekt?

Ju lutemi na kontaktoni në WhatsApp: +383 44 390 136.