Transport falas në Kosovë · Paguani në dorëzim

Luna – një markë e lindur në Zvicër

Tri brekë të vendosura njëra mbi tjetrën, të mbajtura me duar

Luna u krijua dhe u mendua në Zvicër, me një qëllim të thjeshtë: që çdo grua të ketë brekë menstruale të cilësisë premium, me çmim të drejtë.

Pas pothuajse 10 vjet përvojë në këtë fushë në Evropë, e dimë mirë çfarë kërkon një grua: cilësi, rehati dhe besueshmëri. Ne besojmë se ditët e ciklit nuk duhet të jenë as të shtrenjta, as të pakëndshme. Prandaj zgjodhëm materiale të buta që marrin frymë, pa parfume dhe pa zbardhues, dhe një produkt që zgjat për vite.

Sot Luna është në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, dhe çdo porosi dërgohet me kujdes deri te dera juaj.

Provojini një herë. Nuk do të doni më asgjë tjetër.

Bli tani